VIDEO/Situata në Lezhë, Rama nuk kursen lëvdatat për ish-ministren: Më e mira në botë, as i ndihet zëri as i del emri

Ndaje

Kryeministri Edi Rama ka kaluar në Lezhë, per te monitoruar nga afër problemet që raportohen nga kjo zonë pas goditjes së tërmetit.

Rama u informua në lidhje me situatën në terren duke marrë mendimin e inxhinierëve për ndërtesat e dëmtuara dhe personat e strehuar në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë.

Ndërkohë që ka inspektuar godinën,kryeministri u pa ne shoqerine e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me ish-ministren e Arsimit Lindita Nikollën. Për këtë të fundit kreu i qeverisë na ka surprizuar me lëvdatat.

“Ku je më e mira në botë. Prit njëherë, prit se ka rradhë. Ditë-natë, ditë-natë, as i ndihet zëri as i del emri…”, tha Rama.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e shkarkoi Lindita Nikollën, pas protestave të studentëve, të cilët treguan qartë dështimin e qeverisë në lidhje me Reformën e Arsimit të Lartë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Qendra Operacionale e Emergjencave LezhëKurrë s’ka pasur dhe kurrë mos pastë më një katastrofë si kjo, po kurrë ama s’kemi qenë më shpejt e më mirë të organizuar në terrenin e sfidës kolosale që kemi (pavarësisht mishmashit të neveritshëm mediatik) #MeNjerëzit🤗 #PërNjerëzit🤝https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Lundi 2 décembre 2019

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje