Tërmeti/Prokuroria në Durrës regjistron çështjen penale, dy akuzat që hetohen

Ndaje

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash. Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve. Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Ndërkohë mësohet se janë ngritur dy ekipe nga organi i akuzës për të hetuar të paktën 200 objekte në Durrës dhe Thumanë.

Kujtojme se nga termeti 6.4 ballë u regjistruan 51 viktima dhe mbetën të plagosur qindra te tjera dhe me nje bilanc te madh te ndertesave te shkaterruara.
//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje