Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i pranishëm gjithë kabineti qeveritar, Rama në...

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i pranishëm gjithë kabineti qeveritar, Rama në krah të Metës

54
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Keshillin e Sigurise, ndërsa ky takim e ka bërë bashkë me kryeministrin Edi Rama. Siç shihet nga fotot i pranishëm në mbledhje është i gjithë kabineti qeveritar, me në krye kryeministri Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij edhe gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në orën 07:00 të këtij mëngjesi.

Gjithashtu, të pranishëm në këtë mbledhje janë edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Presidenti Meta e ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës katastrofike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY