Letrat për babagjyshin e viti të ri, çfarë kërkojnë fëmijët pa çati...

Letrat për babagjyshin e viti të ri, çfarë kërkojnë fëmijët pa çati nga goditja e tërmetit

291
0
Shares

Fëmijë të mbetur pa çati nga tërmeti  në Krujë, kanë filluar të shkruajnë letrat e dëshirave për Babagjyshin e Vitit të Ri.

” Shtëpia e re, shqiponja dykrenaree Flamurit dhe  dashuria me zemer për familjen që ka shpëtuar, janë kryefjalë  në radhët në letrave

që ata shkruajnë këto.pasdite në tavolinat e qendrës pritëse në shkollën Numër 4. Shqiponja , zemrat, dhe falenderimet për familjen janë mbushur me dhjetra letra nga fëmijët të cilët i gëzohen festave te pavetëdijshëm dhe më të varfër se kurrë

Janë mbi 100 familje që janë strehuar brenda kësaj shkolle, ndërkohë që  afro 500 banesa dhe apartamente janë dëmtuar rëndë në bashkinë e Krujës.

Fëmijët e strehuar janë të moshave të ndryshme dhe të gjithë së bashku në një atmosferë familjare  harrohen sado pak nga pasoja e traumave të tërmetit. Mësueset fisnike dhe gjithë punonjëset e shkollës tregojnë një dashamirësi të vecantë, ndërkohe që vetë ato janë cënuar shumë nga pasojat.

” Mua më është dëmtuar shumë banesa, por nuk e kam çuar ndër mend që të lej dhe një ditë pa ardhur pranë fëmijëve. Ata janë motivi që na bëjnë të jetojma të ecim përpara.Ata kanë nevojë më shumë se kurrë për prindërit, ne mësuesit dhe gjithë shoqëtinë  që me durim dhe dhembsuri t’ i kthejmë buzëqeshjen dhe po i ushqejmë shpresën,  thotë mësuese Lumturia. Një grua e jashtëzakonshme që di  të lumturojë fëmijët edhe me fjalë, këshilla dhe përkëdhelje.

Falenderime me shumë buzëqeshje,  fëmijët e pastrehë të Krujës u dhane sot një grupi vullnetarësh mes të cilëve ishin  studentë dhe emigrantë. Një prej tyre Ruzhdiu nga Puka me banim.në Suedi ndejti gjatë  me vogëlushët për të vizatuar figura dhe emocionet e fëmijëve përmës lapsave. Zgjedhja e fëmijëve ishte ngjyrimi i globit me ngjyrat e bukura të Tokës si për të përcjellë mesazhin se natyra është pasuria më e madhe për shqiptarët dhe gjithe njerëzimin. Mbrojtja e saj është mbrojtja e veyë jetës.

Sot ka shumë për të shkruar mbi fëmjët e Krujës Thumanës, Durrësit Tiranës , ëngjëjt e Tërmetit…

Por dëshirat e tyre janë mbi të gjitha një apel për shtetin e marrë peng nga klanet e oligarkëve të biznesit dhe politikës së i kriminuar.  Letrat e fëmijëve krutanë për Babagjyshin janë thirje e ndërgjegjes dhepër ne të rriturit,që ti kthejmë Shqipërisë vlerat e familjes së shëndoshë. /droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY