Ftesa nga Rama, Basha i kthen përgjigje nga Durrësi, opozita ka gati...

Ftesa nga Rama, Basha i kthen përgjigje nga Durrësi, opozita ka gati 500 ekspertë për vlerësimin e dëmeve

57
0
Shares

Kreu i opozitës, i ndodhur në lagjen nr 7 në Durrës, iu pergjigj ftesës së kryeministrit Edi Rama, për të bashkuar forcat dhe per te ndihmuar popullin shqiptar.

Basha u shpreh se nuk eshte momenti për lojëra dhe as per teater, por konkretizim te ndihmës ndaj banorëve të prekur nga tërmeti.

Basha tha se mbeshtet çdo angazhim dhe perpjekje të inicuar qoftë nga qeveria për te miren e banorëve, por me e rendesishmja eshte të ndihmohen per te neutralizuar situaten me çështjen e sigurisë.

Keshtu, Basha beri per here te pare publike planin me 3 pika pas takimit qe ai zhvilloi me ekspertet e huaj inxhnierë dhe jo vetëm. Basha tha se do te shpërndahen 500 inxhinierë per te vleresuar dëmet në banesa dhe me vone do te bëhet kategorizimi i tyre sipas dëmeve që paraqesin.

Nga takimi që pata dje me specialistët, mësuam se kemi gati 500 specialistë për të dhënë kontributin e tyre vullnetarisht dhe propozoj një plan me tre pika: Organizimin e këtyre 500 inxhinjerëve për të përshpejtuar vlerësimin e banesave dhe që kontribuon për qetësimin mendor dhe shpirtëror.

E dyta, vlerësimi me urgjencë dhe ndarja në dy kategori kryesore; të banueshme dhe të pabanueshme.

Pika e tretë, të përdoret fuqia që ka qeveria në gjendjen  e fatkeqësisë natyreore për të anulluar afro 150 milionë dollarë të planifikuara për dhjetë oligarkë dhe ato t’u akordohen njerëzve në nevojë. Këto i propozoj si kryetar i opozitës, si kryetari PD-së.”,- u shpreh Basha.

Basha tha se duhet insistuar ne punen ne terren, pasi shumë prej banorëve ende nuk dinë nëse banesat janë të banueshme apo jo.

vijon…

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY