Tërmeti goditi 1330 herë që nga 26 nëntori, IGJEUM: Nëse do të...

Tërmeti goditi 1330 herë që nga 26 nëntori, IGJEUM: Nëse do të binte në vitin 2000…?

156
0
Shares

Deri më tani janë shënuar në total 1330 lëkundje që nga tërmeti i së martës, sipas punonjësve të IGJEUM-it.

Një ndër punonjësit e saj Ismail Hoxha bën apel se institucionet shtetërore duhet të marrin masa pasi harta e rrezikut sizmik daton 40 vite më parë dhe duhet ribërë e reja.

Ndër të tjera, tha se nëse tërmeti do të kishte rënë në vitin 2000 do të kishte shumë pak dëme. Ai këtë e lidh me bumin e ndërtimeve pas viteve 2000, ku shumë prej tyre kanë qenë abuzive.

Pjesë nga intervista që I Hoxha I dha gazetarit të Report tv Arsen Rusta:

Sa ishte lëkundja e fundit që ra, në kohën kur ne ishim këtu?

Hoxha: “Tërmeti i fundit ishte 2.9 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në rrethin e Krujës. Sot ka pasur një aktivitet të mesëm sizmik në këtë zonë. Janë regjistruar 28 ngjarje. Më e madhja ka qenë në Kepin e Rodonit që ka qenë 4.2. Ngjarje janë rreth 1330, 200 të lokalizuara”, tha një pjesëtar i stafit.

Si funksionon instituti?

Hoxha: “U bënë gati 40 vjet që nuk pati tërmete të forta. Instituti jonë është në kuadër të reformës të vitit 2007-2008. Kërkim shkencor duhet të jetë i integruar. Instituti më pas u konceptua për gjeo-risqet, tërmete e përmbytje. U investua 700 milion lek të vjetra. Faza e dytë u bë memorizimi i rrjetit.” tha drejtuesi i IGJEUM Ismail Hoxha.

Më thoni pak, ekranet lart, çfarë bëjnë, çfarë masin?

Hoxha: Dy ekranet përballë janë sizmogramet në kohë reale. Të tonat por edhe grekë, italianë dhe malazezë. Stacionet tona janë në tre rrjete, tërmetet e forta që janë këtu, rrjetin e lëkundjeve mesatare dhe GPS. Rrjetet e fundit i kemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Rrjeti punon, por kemi dy me defekt. Pjesa tjetër është me fibra interneti vjen më i mirë.”

Tani në cilat stacione nuk punojnë?

Hioxha: Pa stacion monitorimit kemi Sarandën, Bajram Currin dhe Leskovikun. Por informohemi nga vendet e tjera. Nga fqinjët.

Pra nuk kemi informimi?

Hoxha: Kemi nga fqinjët.

Nëse tërmeti do kishte para vitit 2000 demet me të pakta?

Hoxha: Nëse do të kishte ndodh atëherë, për shkak të ndërtimit masiv. Lëvizjet e popullsisë. Tërmeti do të kishte dhënë sinjal dhe do të kishin qenë më të vëmendshëm në standardet e ndërtimit.

Keni folur dhe nuk u kanë dëgjuar?

Hoxha: Ideja është se s’dihet kur bie tërmeti. Sot kalohet edhe në panik. Tani kërkohen standarde të larta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY