Ish-deputeti: Nënvlerësimi i tërmetit të 21 shtatorit dhe kërkesave të Presidentit, përgjegjësi...

Ish-deputeti: Nënvlerësimi i tërmetit të 21 shtatorit dhe kërkesave të Presidentit, përgjegjësi e rëndë penale

46
0
Shares

Kur Presidenti Ilir Meta bënte thirrje për të siguruar ndërtesat dhe për të marrë masaj ndaj tërmetit apokaliptik, të gjithë filluan të talleshin duke mos e marre fare ne konsiderate, ate keshille qe sot do te ishte shumë e vlefshme.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se nënvleftësimi i tërmetit të 21 shtatorit dhe kërkesa të Presidentit Meta që kërkoi vlerësimin teknik të godinave të dëmtuara, është një përgjegjësi e rëndë penale.

Në Facebook, Vasili shkruan se nëse vlerësimi teknik i banesave do të kryhej me rigorozitet, mjaft jetë njerëzish do të ishin kursyer në tërmetin e rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.

Postimi i plotë:

Nenvleftesimi i termetit te 21 shtatorit dhe kerkesave te Presidentit, pergjegjesi e rende penale!!

Pas termetit te 21 shtatorit Presidenti i Republikes z.Ilir Meta pikerisht ne 23 shtator kerkoi nga Qeveria shume qarte si me poshte qe te kryheshin menjehere keto detyra:

“Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen”.

“Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore”.

Ne se do te kryhej me rigorozitet vleresimi teknik i banesave dhe do te merreshin masa urgjente dhe intensive pas termetit prej 5.8 te shkalles Rihter te 21 shtatorit mjaft jete njerezish do te ishin kursyer.

Prokuroria duhet te hetoje veprimet dhe masat qe nuk u moren pas 21 shtatorit.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY