Banorët përplasen me Ramën në Kombinat: Mos flini nëpër makina, se do...

Banorët përplasen me Ramën në Kombinat: Mos flini nëpër makina, se do t’iu bëhet mendja si makinë e prishur

77
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u zu ngushtë nga qindra banorë të cilët i janë ankuar për gjendjen e krijuar me banesat e tyre.

Teksa takohej me banorë të prekur nga tërmeti në zonën e Kombinatit në Tiranë, Rama reagoi me zemërim ndaj banorëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e kishte pranë.

Pasi dëgjoi shumë ankesa nga njerëz që kërkojnë të mësojnë se çfarë zgjidhje u ofron, Rama u degjua te thoshte:

Boll tani, o Erion boll edhe ti, më lini që të flas. Shkoni te të afërmit, nëse nuk doni të shkoni në qendrat sociale, mos flini nëpër makina, se do t’iu bëhet mendja si makinë e prishur”,shprehet Rama.

Në total në zonën e Kombinatit janë 8 pallate të dëmtuara, diku tek 275 familje.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se në Tiranë 1192 banesa kanë dëmtime serioze dhe tani 265 pallate kërkojnë vlerësim. 8 shkolla të dëmtuara, një qendër shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY