Tërmeti shkatërrimtar/Të dënuarit në burgun e Reçit: Duam të punojmë si vullnetarë

Tërmeti shkatërrimtar/Të dënuarit në burgun e Reçit: Duam të punojmë si vullnetarë

55
0
Shares

Mes shumë qytetarëve të cilët duan të japin kontributin e tyre ndaj të prekurve ndaj tërmetit, janë dhe të burgosurit e burgut të Reçit.

Në një lidhje telefonike për “Fax News”, një prej të burgosurve në burgun e Reçit, Genc Loku, tha se të gjithë të dënuarit janë gati që të bëjnë punë vullnetare.

Loku u shpreh se ata do të bëjnë një listë me të dënuarit me pak vite burg, në mënyrë që të punojnë për rikuperimin e dëmeve nga tërmeti. I dënuari shtoi më tej se do të kërkojnë që të takojnë drejtorin e burgut.

“Unë jam Genc Loku, burgu i Reçit. Duam që të kontribojmë sadopak për personat e prekur nga tërmeti. Jemi të gatshëm që të punojmë në mënyrë vullnetare, për pasojat, sidomos ne që kemi dënime të vogla.

Do kërkojmë që të takojmë drejtorin e burgut, që ti bashkohemi popullit tonë vullnetarisht për këtë ngjarje të rëndë. Do të bëjmë një listë me emër dhe me mbiemër, ne që nuk jemi me rrezikshmëri të lartë. Do të kërkojmë që të ndihmojmë”, u shpreh i dënuari.

Nga termeti, vendi ka pesuar dëme të medha jo vetem ne njerez, por dhe financiare, ndersa pritet që situata të rendohet, nëse flasim per prishjen e ndërtesave që nuk janë me të banueshme pas vleresimit nga ekspertët.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY