Rama vendos Çuçin për drejtimin e operacionit të tërmetit, çuditet Vasili: As...

Rama vendos Çuçin për drejtimin e operacionit të tërmetit, çuditet Vasili: As drejtim politik as operativ

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama, ne mbledhjen e mengjesit, caktoi punët per ministrat e tij, duke ua ndarë  nje me nje, sikur t’iu jepte detyra shtëpie.

Përzgjedhja e Bledi Cucit, si drejtues i operacionit ne Durres dhe Tiranë, nuk i ka pelqyer ish-deputetit Petrit Vasili, i cili ka kritika dhe rezerva per menyren sesi qeveria po e merr këtë situatë.

Në një postim në facebook, Vasili shkruan se ky nuk është as drejtim politik, as operativ. Sipas tij po të ishte politik do të merrte përgjegjësinë ose kryeministri ose zv.kryeministri, ndërsa po të ishte thjesht operativ duhej të ishte Ministri i Mbrojtjes.

Postimi i Vasilit:

Kryeministri çudit edhe ne kohe dramatike duke deklaruar:

“Ngarkoj sot ministrin e Bujqësisë, si njeriu që do bëjë me fuqi të plota drejtimin e operacionit.”

Ministria e Mbrojtjes ka ne varesi Agjensine Kombetare te Emergjencave Civile, ka edhe te gjithe Forcat e Armatosura.

Te gjitha formacionet me te medha dhe me te rendesishme te shtetit per nderhyrjen jane ne varesi te Ministrit te Mbrojtjes, kurse ne krye te gjithe operacionit kryeministri vendos Ministrin e Bujqesise…?!

As drejtim politik as operativ.

Po te ishte politik do te merrte pergjegjesine ose kryeministri ose zv.kryeministri.

Po te ishte thjesht operativ duhej te ishte Ministri i Mbrojtjes.

Hajde kuptoji keta se sa seriozisht e kane…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY