Rama në një mendje me Bashën: Na përputhen idetë, gjendje e jashtëzakonshme...

Rama në një mendje me Bashën: Na përputhen idetë, gjendje e jashtëzakonshme edhe në Laç

44
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë ka njoftuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe në Laç. Ai tha se është dakord me kreun e PD, Lulzim Basha që edhe kjo zonë mos ndahet nga situata e rëndë që ka përfshirë Tiranën dhe Durrësin.

Edi Rama: Them që na përputhen shqetësimet, por në këtë rast na përputhen edhe idetë, kështu që nga sot duhet të përfshijmë edhe zonën e Laçit në të njëjtën program që edhe Laçi mos jetë në kategorinë e dytë të vëmendjes dhe kështu të ecim me punën e komitetit kombëtar të rindërtimit.

Një ditë më parë, Basha ishte në Laç ku tha se edhe kjo zonë duhet të shpallet fatkeqësi natyrore. Më herët Rama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Durrës dhe Tiranë.

Ndërkaq, Rama u shpreh se njerëzit nuk do të qëndrojne me ne çadra, duke kerkuar akomodimin e tyre ne hotele sipas marrëveshjes që ka arritur. Kujtojmë se ne nje lidhje me emisionin Open, Rama u shpreh se ideja gjeniale per marreveshjen me hotelet i erdhi vetem atij.

//DRONi.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY