Media e huaj publikon fotot nga Durrësi, shpërthen zvicerani që jeton në...

Media e huaj publikon fotot nga Durrësi, shpërthen zvicerani që jeton në Shqipëri: Fajin për viktimat e kanë ndërtimet

110
0
Shares

Gazeta më e madhe zvicerane, “Blick”, shkruan se, fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

“Blick” ka marrë në intervistë një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh dhe tregon se ndërtimet aty janë kriminale.

Kjo nuk duhej të ndodhte,” thotë ai. Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”. Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY