FOTO/”Kosova lumë ndihmash për Shqipërinë”, Meta pret vetëm Haradinajn: Jini krenar për...

FOTO/”Kosova lumë ndihmash për Shqipërinë”, Meta pret vetëm Haradinajn: Jini krenar për forcat e Sigurisë

47
0
Shares

Ditën e sotme ka qënë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ai i cili ka pritur kryeministrin ende në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas pergjigjes së shpejtë të Kosovës ndaj Shqiperise pas situates me tërmetet.

Të dy vizituan sot qendrën e emergjencave civile në Durrës, të ngritur në stadiumin “Niko Dovana”, ku u takuan dhe u interesuan për shëndetin dhe gjendjen e banorëve të mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Gjatë takimit me banorët e pastrehë të Durrësit, si edhe me Forcat e Sigurisë e të Policisë së Kosovës, Presidenti i Republikës u shpreh:

Falënderoj për të disatën herë Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, Kryeministrin Haradinaj, e në mënyrë të veçantë Forcat e Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën përkrah forcave tona, në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja të tmerrshme të tërmetit. Ky solidaritet e ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave, të kësaj dhimbjeje. Edhe një herë z.Kryeministër duhet të jeni krenarë për Forcat e Sigurisë së Kosovës, për Policinë e Kosovës, sepse jam i sigurt që çdo vend i NATO-s do të ishte krenar për më të mirën që ata kanë shfaqur gjatë këtyre ditë- netëve pa ndalim, pa u lodhur. Ndihem mirë kur edhe vetë qytetarëve tanë, shprehin mirënjohjen më të thellë e më të përzemërt të mbarë popullit tonë për këtë solidaritet vëllazëror”.

Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Vendredi 29 novembre 2019

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY