Detajet që shpëtuan mrekullisht nga tërmeti Klajdi Qaton dhe 17-vjeçarin e familjes...

Detajet që shpëtuan mrekullisht nga tërmeti Klajdi Qaton dhe 17-vjeçarin e familjes Lala

101
0
Shares

Përpos faktit se ky tërmet mori jetë të shumtë njerëzish, fatmiresisht kurseu dhe jetë të tjerë, duke dalë nga rrënojat shendoshe e mire edhe pas disa orëve qendrimi.

Të gjithë na preku durimi dhe historia e Klajdi Qatos, i cili qendroi për disa orë nën rrenojat e hotelit, por doli gjallë prej tyre.

Sipas grupit të eskpertëve të shpëtimit, Klajdin e kishte shpetuar krevati, poshte të cilit kishte qëndruar prej disa orësh.

Kur arritëm afër Klajdit, ai ishte nën krevat. Atje nuk mendon kujdes, menduam vetëm Klajdin. Në ato momente nuk e mendojmë jetën. Na pyeste gjithë kohës, kishte shumë fuqi na ka ndihmuar edhe ai. Kur doli u çua direkt. Doli në këmbë. Ai ka pasur 5 soleta sipër,”-thanë efektivët e zjarrfikëses teksa u pyeten per operacionin.

Ndërkohe dhe pse familja e tij u shua e gjitha, i riu, Ramë Lala, shpetoi nga rrenojat, por kjo prape si pasoje e menyres sesi 17-vjeçari ishte pozicionuar pas renies së godinës.

Sipas Reuters, 17-vjeçarin, i cili ditën e djeshme u nis për në shtetin italian, për një mjekim më të specializuar, e ka shpëtuar rrobalarësja, që ishte rrëzuar prej luhatjeve të dhunshme të tokës duke i bllokuar adoleshentit rrugën, por duke ia krijuar kësisoj një hapësirë të mjaftueshme, ku ai të mund të qëndronte pa u shtypur nga blloqet e inerteve.

Kjo na tregon ne nje fare menyre, qe gjate termeteve, njerezit duhet të sigurojnë veten, derisa lekundjet te pushojne, dhe jo te kene manine per te levizur pasi keshtu rrezikojne seriozisht jetën.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY