Zvicra dërgon 15 specialistë për vlerësimin e objekteve, menjëherë vunë shiritat e...

Zvicra dërgon 15 specialistë për vlerësimin e objekteve, menjëherë vunë shiritat e para në disa ndërtesa

75
0
Shares

Ajo çka eshte më e rëndësishme në momentet që flasim, është vlerësimi i objekteve pas lekundjes se fuqishme, por dhe të gjitha pas goditjeve që kemi ndjerë deri tani, për të siguruar dhe qytetarët lidhur me funksionalitetin e tyre.

Sipas informacioneve, një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.

“Zvicra mbështe Shqipërinë jo vetëm në kohëra të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe Zv. Kreu për Ndihmën Humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Ata u ndanë në grupe dhe vizituan disa vendndodhje në Durrës, Laç dhe Thumanë. Asistence e menjëhershme u dha tek Hotel Lubjana në Durrës inxhinerët zvicerane kontrolluan stabilitetin e ndërtesës dhe këshilluan mbi mundësinë e shembjes për shkak të elementeve jo të qëndrueshëm që ka ndërtesa.

Ekipi u takua me komisionet e emergjencës dhe autoritetet vendore në Durrës, Tiranë dhe Laç, dhe filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara. Në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjne e asistencës zvicerane. Furnizime, pajisje dhe artikuj jo-ushqimore pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme.

Zvicra mbështet zhvillimin e Shqipërisë për më shumë se 20 vjet përmes një programi të gjera bashkëpunimi në shumë nga reformat e vendit. Asistenca në emergjenca dhe fatkeqësi vjen si zgjerim i angazhimit actual zviceran.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY