FOTO/U shkëput nga dora e nënës, 7-vjeçari gjendet i pajetë, i vëllai...

FOTO/U shkëput nga dora e nënës, 7-vjeçari gjendet i pajetë, i vëllai doli gjallë në prehrin e gjyshes së pajetë

126
0
Shares

Gjyshi i tij priste me ankth se mos ndoshta arrinin të gjenin nipin e tij gjallë nën rrënoja, por fatkeqësisht tërmeti i ka marrë jetën dhe një vogëlushi 7-vjeçar i cili raportoheji humbur prej 48 orësh.

Pak më parë, Ministria e Mbrojtjes deklaroi ndërprerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Thumanë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Rolejt Vata, 7-vjeçar, doli shëndoshë e mirë nga pallati, falë nënës së tij. Ajo e la djalin poshtë ndërtesës dhe u ringjit sipër për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Nëna e Rolejtit dhe vëllai i tij janë gjallë, ndërsa trupi i të voglit u gjet nën rrënoja sot, pak pas mesnate.

Në 00:30, ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat tre trupa të pajetë: një grua të moshuar, një vajzë dhe një djalë 7-vjeçar që u identifikua si Rolejt Vata. Rolejti u gjet në krahët e një vajze gjithashtu të pajetë, e cila s’është identifikuar ende.

Ndërkohë, fotoja e gjyshit të Rolejt, teksa priste nipin e tij të gjallë kanë prekur te gjithe, pas kesaj tragjedie qe i ndodhi familjes së tij.

View this post on Instagram

Ky zoteri ka qe ne mengjes qe rri ulur ketu e pret ndonje lajm te mire per nipin e tij 7-vjecar Rolejt Vata, i cili gjendet poshte germadhave te nje prej pallateve me te demtuara ne Thuman. Gjyshi ka vajzen ne spital ne gjendje te rende, gruaja i vdiq duke shpetuar nipin e madh. Ende nuk ka asnje shenje nga Rolejti. Ai ishte djali i vogel i nje familjeje te varfer, te cilet jetonin duke u kujdesur per te mbjellurat e bashkefshatareve apo pronareve qe jetonin ne Tirane. Fitonin pak, shume pak sa per te permbushur nevojat personale. Nje muaj me pare kishin shpenzuar leke per riparimet e apartamentit nga demet e termetit te 21 Shtatorit. Ata nuk duhet te ishin ne ate pallat. Ne fillim pas termetit te pare u kishin thene te largoheshin, por familjare tregojne per Anabel.al se nje urdher i dyte i kishte siguruar qe mund te rrinin ne ate pallat. Dhe familja Vata e cila edhe ekonomikisht nuk kishte mundesi te medha per zhvendosje e kishte besuar. E suvatuan dhe e lyen shtepine per vdekjen e tyre. Foto : Anabel

A post shared by The Anabel Life (@anabel_hostel) on

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY