AMA: Transmetimi i spotit solidarizues, i detyrueshem dhe falas nga radiot dhe...

AMA: Transmetimi i spotit solidarizues, i detyrueshem dhe falas nga radiot dhe televizionet

30
0
Shares

Pas njoftimit për të transmetuar pa pagesë spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore, të cilin Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, e shpërndau tek operatorët radio dhe televizivë paraditen e 28 nëntorit 2019, është evidentuar reagim i menjëhershëm i pjesës më të madhe të tyre.

“AMA e vlerëson maksimalisht këtë kontribut konkret të redaksive, si një mbështetje dhe solidaritet me familjet që po përballen me situatën e paprecedentë nga pasojat e rënda të tërmetit të ditës së martë, apo me të gjithë ata që po ndihmojnë papushim për të rikthyer normalitetin në zonat më të prekura nga lëkundjet që vijojnë ende.

Nga një pjesë e vogël e televizioneve dhe radiove transmetimi i spotit po vlerësohet si angazhim fakultativ.

Kujtojmë këto subjekte se transmetimi i spotit pa pagesë, në kushtet kur në qarqet e Tiranës dhe Durrësit është shpalluar gjendja e fatkeqësisë natyrore është i detyrueshëm, në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar nga AMA, me vendim nr. 76 datë 04.04.2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY