AMA thirrje gazetarëve: Mos intervistoni të mitur që kanë humbur familjarë

AMA thirrje gazetarëve: Mos intervistoni të mitur që kanë humbur familjarë

46
0
Shares

Duke marrë shkas nga intervista me të mitur të mbijetuar nga tërmeti, ka ardhur reagimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Autoriteti i Mediave Audiovizive këshillon të gjitha redaksitë e mediave që të jenë të kujdesshëm në përcjelljen e informacioneve që lidhen me tërmetet. Në një deklaratë, AMA kërkon nga gazetarët që mos intervistojnë të mitur të familjeve që kanë pësuar humje të jetëve njerëzore.

“AMA ka evidentuar dhe raste të transmetimeve të përmbajtjeve joetike, sidomos përfshirjen e intervistimeve apo marrjes së opinioneve nga të mitur të familjeve që kanë pësuar humbje të jetëve njerëzore ose lëndime të mëdha nga tërmeti. Redaksitë audiovizive duhet t’i evitojnë këto raste të nxituara dhe jo profesionale, të cilat ndikojnë në dëmtimin e shëndetit mendor dhe fizik të të miturve dhe krijojnë ngarkesa emocionale të panevojshme në publik”, thuhet në njoftim.

AMA gjithashtu thotë se gazetarët duhen të tregohen më profesionalë dhe me verifikimin e fakteve dhe informatave që përcjellin për ndjekësit e tyre.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY