E RENDE/Dy nga tri pallatet e shembura në Thumanë ishin shpallur të...

E RENDE/Dy nga tri pallatet e shembura në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme që pas tërmetit të shtatorit

116
0
Shares

Ekspertët inxhinierë dhe jo vetëm, kanë arritur të jepin dhe shpjegime nga ana arkitekturore dhe e ndërtimit të banesave që u shemben nga tërmeti 6 ballësh.

Mësohet se dy nga tri pallatet që u shembën nga tërmeti në Thumanë, ishin shpallur të pabanueshëm pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti. Pas atij tërmeti, atje kanë shkuar edhe ekspertë të Institutit të Ndërtimit e më tej edhe të institucioneve vendore, që kanë bërë vlerësimin.

Me i rëndë është fakti që edhe pse ndërtesat ishin dëmtuar nga tërmeti i dy muajve më parë, banorët ishin lejuar të jetonin aty, me pretendimin se nuk ishte dëmtuar struktura e tyre.

Faktin se pallatet e Thumanës ishin shpallur të pabanueshme, e konfirmoi dje edhe ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

I ftuar në studion e “ABC News”, Premçi u shpreh se dje në Thumanë nuk duhej të shkonin strukturat operacionale, por përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi është një ngjarje që duhet hetuar.

Banorët thanë gjithashtu se kryefamiljarëve të familjeve që jetonin aty, u ishin marrë edhe firmat për qëndrimin e tyre në godinat e dëmtuara pas tërmetit të 21 shtatorit. Ata shkojnë edhe më tej, duke u shprehur me bindje se e gjithë kjo ka ndodhur për të shmangur dëmshpërblimin. Kjo më pas solli tragjedinë e djeshme, pasi gërmadhat e pallatit të shembur zunë poshtë familjet që banonin aty.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY