Banorët e Unazës ofrojnë godinën e madhe për të prekurit nga tërmeti: Strehim dhe ushqim

Ndaje

Shume qytetarë janë solidarizuar duke ofruar ndihma për të prekurit nga termeti i 26 Nëntorit.

Këtyre u janë bashkuar dhe banorët  e zonës së Unazës së Re.

Përmes një njoftimi, banorët e Astirit bëjnë me dije se në dispozicion të të prekurve, vihet një pallat 5 katësh, për çdo person që ka mbetur i pastrehë. Përveç strehimit, këta banorë, në bashkëpunim me Aleancën për Teatrin Kombëtar, ofrojnë edhe ushqim për të prekurit.

DEKLARATA

Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re, ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durrsit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban. Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina. Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.

Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.
Ne banoret e Unazes se Re bashke me Aleancen per Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!
Bashke me Aleancen per Teatrin do t’ju sigurojme ushqime rroba batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!
C’do familjee banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju. SHPERNDAJE SA ME SHUME!
#DRONI.al

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje