Arrestohen në Rinas babë e bir, i vodhën 3 mijë euro dhe...

Arrestohen në Rinas babë e bir, i vodhën 3 mijë euro dhe një shumë lekësh një gruaje

71
0
Shares

Policia kufitare ka arrestuar babë e bir me akuzën se i kanë vjedhur një sasi prej 3 mijë eurosh dhe një shumë parash një gruaje e cila po udhëtonte drejt Italisë.

Policia Kufitare e Rinasit zhvilloi me metoda të shpejta proaktive operacionin policor të koduar “Bagazhi i vjedhur”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

K. M., 24 vjeç, banues në fshatin Rinas, në Fushë-Krujë;B. M., 60 vjeç, banues në fshatin Qerekë, në Fushë-Krujë.

Më datë 26.11.2019, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kishin vjedhur në bagazhe shtetases T. Th., 3000 euro dhe një shumë lekësh shqiptare.

Gjatë kontrollit fizik të këtyre dy shtetasve, Policia kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3000 euro dhe një sasi lekësh shqiptare.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY