VIDEO/E pabesueshme, pallati në Durrës zhytet dy kate nën tokë, një çift...

VIDEO/E pabesueshme, pallati në Durrës zhytet dy kate nën tokë, një çift brenda nën rrënoja

298
0
Shares

Vijojnë të raportohen ndertesa të tjera të cilat kanë pësuar dëmtime të rënda bashkë me persona brenda rrënojave.

Një pallat 6-katësh në Durrës është fundosur dy kate nën tokë për shkak të lëkundjeve të forta të tërmetit që tronditën sot vendin me epiqendër shumë pranë Durrësit.

Bëhet fjalë për pallatin ku ndodhen edhe lokali i njohur “Barons”.  “BalkanWeb” raporton se nga dëshmitë e personave të tjerë është mësuar se brenda tij ndodheshin disa njerëz.

Ndërkohë pohohet se një çift ndodhet ende nën rrënoja, në katin e dytë që ndodhet tashmë nën tokë. Ata kanë folur dhe kanë kërkuar ndihmë dhe tashmë forcat e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY