Tërmeti i fuqishëm, shkon 15 numri i viktimave, 41 nxirren gjallë nga...

Tërmeti i fuqishëm, shkon 15 numri i viktimave, 41 nxirren gjallë nga rrënojat

49
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi në orën 14:00 se deri më tani janë 15 viktima nga tërmeti i rëndë. Ndërkohë janë 41 persona të shpëtuar.

Aksionet vijojnë në zonën e Thumanës, aty ku raportohet se eshte zona me e prekur nga tërmeti i sotëm.

Kujtojmë se një vilë katër katëshe është shembur në zonën e ish- Kënetës në Durrës si pasojë e tërmetit të fuqishëm duke zënë brenda familjet e tre vëllezërve.

Nga shembja e vilës kanë humbur jetë tre persona gjyshja, djali dhe mbesa. Ndërkohë në banesë ndodheshin 9 anëtarë të familjes Lala dhe 6 prej tyre ndodhen ende nën rrënoja.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY