Tërmetet/Konfirmohen zyrtarisht 7 viktima, ka ende persona nën rrënoja

Tërmetet/Konfirmohen zyrtarisht 7 viktima, ka ende persona nën rrënoja

52
0
Shares

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi 4 viktimat, por dyshohet se numri total i viktimave ne gjithe vendin eshte 7 persona.

Ministria konfirmoi më herët kater viktima. Një në Kurbin, dy në Thumanë dhe një viktimë tjetër po në Durrës.

Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te ministrise se Mbrojtjes.

Burime nga policia bënë me dije nga ndërhyrja e forcave të emergjencave në terren, janë shpëtuar rreth 22 shtetas, të cilët kishin ngelur nën rrënoja. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq, rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Deri në këto momente u është dhënë ndihmë mbi 260 qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes iu bën thirrje qytetarëve që për çdo ndihmë të telefonojnë në numrin falas 112.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

vijon…

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY