Shqipëri: BE mobilizon mbështetjen e emergjencës pas termeteve

Shqipëri: BE mobilizon mbështetjen e emergjencës pas termeteve

87
0
Shares

Pas tërmetit me magnitudë 6.3 dhe goditjeve të mëpasme që përfshinë Shqipërinë më 26 nëntor, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i BE-së u aktivizua me kërkesën e autoriteteve shqiptare. Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar për mobilizimin e 3 ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, të cilët do të dislokohen në Shqipëri për t’i ndihmuar autoritetet shqiptare me operacionet e tyre të kërkimit dhe shpëtimit.

Bashkimi Evropian qëndron pranë Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga Italia, Greqia dhe Rumania tashmë janë rrugës. Veç kësaj, dëshiroj të falënderoj Hungarinë, Gjermaninë, Kroacinë, Francën, Estoninë, Republikën Çeke dhe Turqinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile. Mendimet e mia janë me viktimat dhe të gjithë njerëzit e prekur nga katastrofa“, tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi këtë mëngjes: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i sotëm. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi. Delegacioni i BE-së është pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë“.

Më herët këtë mëngjes, Komisioneri Stylianides foli në telefon me Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta, dhe riafirmoi solidaritetin dhe gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar. Është aktivizuar sistemi Kopernik për prodhimin e pamjeve satelitore të zonave të prekura dhe Qendra 24/7 e Koordinimit për Reagimin ndaj Emergjencave e Bashkimit Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën. Asete shtesë të BE-së janë në gatishmëri, nëse do të duhen. BE-ja gjithashtu do të dislokojë një Ekip të Mbrojtjes Civile për t’i ndihmuar autoritetet të koordinojnë reagimin dhe për të vlerësuar dëmet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY