Nxirret i gjallë 17-vjeçari nga vila e shkatërruar në Durrës: “Kërkoi ujë,...

Nxirret i gjallë 17-vjeçari nga vila e shkatërruar në Durrës: “Kërkoi ujë, ishte bllokuar mes një kolone”

125
0
Shares

Edhe pse situata eshte alarmante dhe aspak e qetë, forcat speciale vijojnë nxjerrjen e personave që mund të jenë ende gjallë nga rrënojat.

Mësohet se është nxjerrë i gjallë nga rrenojat djali 17 vjecar, qe ndodhej ne vilen 4 katëshe ku ishin ‘të ngujuar’ 7 anëtarë të një familje. Nxjerrja e tij nga rrenojat eshte shoqeruar me lot gezimi.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e tmerrit.

Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë. Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht. “Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata shkuan ti japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”, -rrëfeu gazetarja Klodiana Lala mes lotësh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY