Niset kolona me forca nga Kosova, Turqia dërgon ekipin e shpëtimit, ndihma...

Niset kolona me forca nga Kosova, Turqia dërgon ekipin e shpëtimit, ndihma për Shqipërinë nga disa vende

335
0
Shares

Në ndihmë të qytetareve shqiptarë, përpos forcave speciale, kanë ardhur dhe forca nga vendet fqinje dhe jo vetëm.

Forca të shumta janë nisur nga Kosova për t’i ardhur në ndihmë forcave të shpëtimit në Shqipëri për situatën e krijuar nga tërmetet. Një kolonë e gjatë me mjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës shihet në rrugë drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi ndihmë për forca xheniere kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë njoftoi se do të dërgojë një ekip në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit shkatërrues, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Një ekip i shpëtimit, tre automjete, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor dhe një avion i Forcave Ajrore Turke do të dërgohen në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit me magnitudë 6,4 ballë”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se shtetet fqinje, Mali i Zi e Serbia kanë nisur ekipet e shpëtimit.

Situata eshte tejet e rende, pasi raportohen ne shifra zyrtare për 300 persona drejtuar spitaleve dhe fatkeqësisht 8 viktima.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY