PD përshëndet krijimin e SPAK-ut: Mekanizmi i duhur për të luftuar krimin...

PD përshëndet krijimin e SPAK-ut: Mekanizmi i duhur për të luftuar krimin dhe korrupsionin

47
0
Shares

Partia Demokratike përshëndet krijimin e SPAK-ut, e cila fillon me testimin e 8 prokurorëve, çka më vonë i hap rrugë dhe zgjedhjes së kryeprokurorit.

Nga selia blu, Gazmend Bardhi u shpreh se SPAK eshte mekanizmi i duhur per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Sot, Shqipëria ka një shanc real për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta, nga kriminelët me mbështetje qeveritare, tek politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Krijimi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur gjerësisht si SPAK, është mekanizmi i duhur kushtetues për të përmbushur një nga kërkesat kyçe të shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së të fortëve, promovuesve të tyre në politikë dhe zyrtarëve të korruptuar.

Pas vendimit të sotëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Partia Demokratike përshendet ngritjen e SPAK-ut dhe mbështet funksionimin e pavarur të kësaj strukture.

Megjithëse qeveria bëri gjithçka për ta vonuar ngritjen e SPAK-ut me 3 vjet, Partia Demokratike, e cila ka miratuar ligjin për ngritjen e tij dhe të Byrosë Kombëtare të hetimit, ka vullnetin për t’i dhënë besim dhe për të mos paragjykuar asnjë prej prokurorëve në përbërje të kësaj strukture.

Fillimi menjëherë nga puna dhe ndëshkimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të vendosur”,-u shpreh Bardhi.

LIVE – Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat

LIVE – Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 25 novembre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY