Paketa anti-KÇK/ Reagon PD: Ligji “Rama” minon SPAK, i merr kompetencat

Paketa anti-KÇK/ Reagon PD: Ligji “Rama” minon SPAK, i merr kompetencat

45
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas daljes se kryeministrit, i cili prezantoi vetë paketen anti- KÇK.

Në një dalje për mediat, nga selia bli, Bardhi u shpreh se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që sipas tji Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës.

Gazment Bardhi: Të gjitha rastet kur Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë. “Shqipërisë i duhet një qeveri e palidhur me krimin”

 Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

 Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

 Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

 Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

 E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

 Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY