I dogjën makinën, gjyqtari pranon se është e qëllimshme: Ta harrojnë se më bëjnë presion

Ndaje

Gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, të cilit mbrëmjen e djeshme iu dogj makina, teksa ishte parkuar në afërsi të kishës Françeskane, ka deklaruar se ngjarja ka lidhje me detyrën.

“Duhet të jemi të përmbajtur, normal ka lidhje me detyrën. Nëse kam qenë unë shënjestra, shkak është detyra. Jam i shqetësuar, por gjyqtari duhet të jetë i rezervuar.

Ta harrojnë se mund të më bëjnë presion”, ka thënë gjyqtari Ymeri.

Policia ka ngritur një grup te posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.

//DRONI.al//

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje