Berisha është gati për protesta të opozitës por do të mungojë te...

Berisha është gati për protesta të opozitës por do të mungojë te Meta me 8 dhjetor

61
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, është për rikthimin e protestave të opozitës, pasi sipas tij protesta është e vetmja gjuhë me të cilën mund të flitet me këtë qeveri.

Berisha: Jam i sigurt që opozita do tu kthehet protestave. Po të më pyesësh mua që nesër por varet si i përllogarisin. Kur më pyet Basha vetëm këto fjalë i them. Nuk kam dy palë fjalë, një për publikun dhe një për kryetarin e PD. Unë një qëndrim kam. Në opinionin tim çdo ditë që qytetarët nuk dalin në protestë është një mungesë e madhe. Protesta dhe vetëm protesta është gjuhë me të cilën mund të flitet me narkoshtetin dhe bosët e tij.

Unë jam për protestë permanente derisa, në kuptimin figurativ, Rama me gjithë pushtetin e tij të përfundojë në Lanë.

Çdo ditë që shtyhen zgjedhjet është një faturë e tmerrshme për shqiptarët, duhet të zhvillohen një orë e më parë. 

Në vijim Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se mbështet nismën e presidentit Meta  për rikthimin e referendumit për qytetarët shqiptarë.

Berisha tha se të gjitha pushtetet janë përqëndruar në duart e Kryeministrit, të cilit i referohet si kreu i Meduzës.

Berisha: Presidenti po përpiqet in ekstremis ta çojë vendimmarrjen te qytetarët duke parë se gjithë pushtetet janë përqëndruar në duart e një njeriu që është nga gishtërinjtë e këmbës te kupa e kokës i lidhur me krimin, drogën dhe hajninë. Për të shpëtuar lëkurën e vet se po vjen në fundin e pushtetit, kërkon të kapë ç’të kapë. Është kreu i Meduzës.Kreu i KÇK-së e quajti veten ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk do të jetë prezent në thirrjen për referendum që ka bërë Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh pro këtij referendumi.

Sali Berisha: Do të binte ndesh nëqoftëse Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t’i humbiste palët.

Beti Njuma: Nuk do ta ketë mbështetjen e opozitës, nuk do të shkoni ju në 8 dhjetor në Qytetin Studenti?

Sali Berisha: Në mitingun e tij, jo, nuk shkoj. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin Partisë Demokratike dhe të kuptohet.

Beti Njuma: Nuk e ka mbështetjen e PD-së protesta e Presidentit në 8 dhjetor?

Sali Berisha: Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova unë dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve, që t’i përgjigjen, që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra. Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t’i kalojnë në rradhë të parë qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY