Ngjarje e rende ne Elbasan, dy 12 vjecare pa ndnjenja ne nje...

Ngjarje e rende ne Elbasan, dy 12 vjecare pa ndnjenja ne nje lokal te qytetit

124
0
Shares

Dy adoleshentë shtrihen në lokal në gjendje të rëndë pasi dyshohet se kishin konsumuar alkool tejmase .
Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se ata janë transportuar me urgjencë në spital me autoambulancë. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet në lagjen Kala pranë Teatrit Skampa.
Burime policore bënë me dije se po hetojnë rastin. Sipas burimeve zyrtare, do të shoqërohet në polici administratori i lokalit , banakieri dhe kamerierët, të cilët do pyeten rreth ngjarjes.

Ndërkohë dy adoleshentët do t’ju nënshtrohen të gjitha ekzaminimeve mjekësore. Dyshimet paraprake krahas konsumit të alkoolit janë edhe për përdorimin prej tyre të lëndëve norkotike.

Adoleshentët kanē qenë të shoqëruar më herët nga një grup të rinjsh, disa prej të cilëve të skeduar nga policia si përdorues dhe shpërndarës lëndësh narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY