Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të ngjitet në skenën e ‘Festivalit...

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të ngjitet në skenën e ‘Festivalit të Këngës’

72
0
Shares

‘Festivali i 58-të i Këngës’ dhe pse mes debateve dhe akuzave të rënda,  për këtë vit ka rezervuar surpriza të shumta, të cilat po zbulohen pak nga pak të gjitha.

Para pak ditësh Alketa Vejsiu tregoi se do të këndojë në festival këngën “E duam lumturinë” të Parashqevi Simakut. Ajo publikoi në rrjete sociale video në të cilat shihej duke punuar së bashku me Shpëtim Saraçin.

Por kjo është vetëm një nga surprizat, pasi Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka do të sigurohen që në tre netët e festivalit të dhurojnë një spektakël të vërtetë. Së fundmi burime për ‘News31’ kanë zbuluar se në një nga netët gjysmëfinale do të vijë si e ftuar speciale këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Foureira ka fituar vendin e dytë para 2 vitesh, teksa përfaqësonte Qipron në Eurovision.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY