A ka shanse presidenti Meta të bëjë referendumin? Ja çfarë thotë ish-deputeti

A ka shanse presidenti Meta të bëjë referendumin? Ja çfarë thotë ish-deputeti

47
0
Shares

“Referendum” si zgjidhja e vetme për zgjidhjen e ketij ngërçi të krijuar mes institucioneve për Gjykatën Kushtetuese.

A ka të drejtë Presidenti  Ilir Meta t’i drejtohet vendit me referendum, këtë e percakton legjislacioni. Pedagogu dhe analisti Mark Marku thotë se referendum mund të bëjë çdo kush që mbledh firma. I ftuar në Ora News, Marku u shpreh se kreu i shtetit duhet të saktësojë se për çfarë do ti drejtohet popullit me referendum.

Sipas tij, në Shqipëri duhet të mbahen më shpesh referendume, pasi ka abuzime me pushtetin.

“Referendum mund të bëjë kushdo teorikisht, por ka disa pengesa mesa e kam parë legjislacionin. Tendenca është për të penguar referendumin, pra askush nuk e do demokracinë referendare në Shqipëri. Teorikisht mund të bëhet, por duhet parë objekti, për çfarë do të bëhet”, tha Marku.

“Kjo është e përgjithshme për të mbrojtur Kushtetutën. Bëhet referendum për një çështje të caktuar. Pra topiku i referendumit duhet të jetë shumë i qartë dhe zakonisht është për PO ose JO. Ndoshta do të duhet të saktësojë se për çfarë do t’i drejtohet referendumit. 

Unë do të doja që në Shqipëri të bëheshin me shpesh referendum duke qenë se këtu ka abuzim të madh të pushtetit. Ka vende që e kanë kolonë të forcë të sistemit. Si Zvicra. Kjo e çon pushtetin tek qytetari. Në periudhën mes dy mandateve pushteti personalizohet aq shumë sa qytetarët dalin jashtë qeverisjes. Ata që i kanë zgjedhur nuk i përfaqësojnë dhe përmes demokracisë referendarë kthehet kjo e drejtë e qytetarëve për të ushtruar të drejtën e tyre”, shtoi Mark Marku.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY