Zbulohet zyrtari i ambasadës së huaj që kërcënoi zëdhënësin e Metës, gati...

Zbulohet zyrtari i ambasadës së huaj që kërcënoi zëdhënësin e Metës, gati padia në Prokurori

99
0
Shares

Presidenca ka ndërmarrë hapin e radhës duke bërë një kallëzim në Prokurori ndaj zyrtarit që dyshohet se ka shantazuar zëdhënësin e Metës.

Ende jo e konfirmuar zyrtarisht, raportohet se zyrtari është nga ambasada italiane në Tiranë. Këto informacione janë treguar nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Opinion”, i cili sqaroi se zyrtari që përmendi Presidenti Meta për shantazh ndaj zëdhënësit të tij, është i ambasadës së Italisë.

Nuk bëhej fjalë për ambasadën amerikane, bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo është bërë padia në Prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë të bërë ndaj z.Blushi pak çaste pasi ai ka nxjerrë statusin e parë”, tha analisti Lorenc Vangjeli.

Po te njejten informacion dispononte dhe gazetari Bledian Koka, i cili ne nje studio televizive tjetër të Ora News, lançoi se zyrtari ishte nga ambasada italiane.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi u shantazhua nga një zyrtar i një ambasade për një postim në Facebook të cilit i kërkoi që ta fshinte brenda 30 minutash.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY