Rezoluta e PPE-së si kapitullim nderkombetar i Rames

Rezoluta e PPE-së si kapitullim nderkombetar i Rames

46
0
Shares

Nga Luciano Boci

Rezoluta me 10 pika e PPE-së vjen pas kushteve të vëna nga Bundestagu dhe nga refuzimi që Evropa i bëri Ramës për hapjen e negociatave.

Rezoluta çmon “përkushtimin e fortë e të palëkundur të Partisë Demokratike për integrimin evropian të Shqipërisë” dhe vlerëson përpjekjet madhore të saj për vendosjen e standarteve demokratike, zgjedhje të lira e drejtësi të pavarur.
Rezoluta evidenton krizën e thellë ulëritëse politike dhe kërkon zgjidhjen e saj të menjëhershme nëpërmjet një reforme efikase zgjedhore si mirëpranim i propozimeve që vijnë nga opozita dhe si dialog konstruktiv midis palëve politike.
Insiston ne bërjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme si rrugëdaljen e vetme nga kriza.
Dekalogu i Partive të qëndrës së djathtë me anë të kësaj rezolute rrëzon përfundimisht alibinë për përkrahjen ndërkombëtare të Ramës.

Rezoluta e ve theksin tek kriminalizimi i thellë i politikës nga mazhoranca, i bërë me mbështetjen e frymëzimin e vetë Ramës.
Kërkon me ngulm penalizimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në blerjen e votës në bashkëpunim me krimin e organizuar.
Këmbëngul për një Gjykatë Kushtetuese të pavarur dhe e cila i vë vulën e drejtësisë votimeve farsë të 30 Qershorit si dhe shpreh përkrahjen për ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të konkretizuar luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.

Rezulata është në çdo gërmë të saj në sinkron me të gjitha qëndrimet e përpjekjet që bën opozita për zgjidhjen e krizës, luftën ndaj krimit e korrupsionit, për standarte demokratike e për zgjedhje të lira e të ndershme.
Rezulata përkrah pa kushte dhe në unanimitet të plotë Partine Demoktratike dhe Lideshipin e saj, duke vlerësuar rolin e pazevëndesueshëm të saj në zgjidhjen e krizës dhe ndërtimin e së ardhmes Europiane.

Mbështetja është e paekuivok dhe besimplote për atë që Partia Demokratike ka bërë deri më tani e mbi të gjitha për atë çka ajo ofron.
Rezoluta është nëshkrimi i kapitullimit ndërkombëtar të regjimit kriminal të rilindjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY