“Të lirojë zyrën e Kushtetueses” Balla presion: Kush tenton bllokimin e drejtësisë,...

“Të lirojë zyrën e Kushtetueses” Balla presion: Kush tenton bllokimin e drejtësisë, do mbajë përgjegjësi

42
0
Shares

Besnik Muçi teksa fliste para gazetarëve deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për shkarkimin nga detyra dhe se do të vijojë me punën e tin në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili tha se vendimet e drejtësisë së re duhet të zbatohen, duke filluar nga presionet e zakonshme.

Nuk komentoj vendimet e drejtësisë, ato janë të zbatueshme. Të gjithë e dinë se qasja e legjislativit ndaj vendimeve fundore të vettingut. Kjo është qesharake. Vendimet nuk diskutohen vetëm se zbatohen”, tha ai.

I pyetur nëse shkarkimi i Muçit e fut në një tjetër ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha se “Ajo që kemi thënë është që institucionet e reja të drejtësisë, Kushtetuesja apo e Larta duhet të kenë në përbërje personalitete të drejtësisë që nuk kanë asnjë mangësi në pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

Balla nga ana tjetër iu pergjigj dhe propozimit të ambasadës amerikane për zgjidhjen e ngërcit, duke paralajmëruar se mazhoranca do ti drejtohet Komisionit të Venecias për Kushtetuesen.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY