Meta takon Nishanin, ish-presidenti zbardh detaje: Meta ka ende çështje të pabëra...

Meta takon Nishanin, ish-presidenti zbardh detaje: Meta ka ende çështje të pabëra publike

48
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka dhënë detaje nga biseda me kreun e Shtetit, Ilir Meta, për të cilën ka theksuar se është tronditur nga disa fakte që lidhen me kapjen e sistemit dhe infektimin e rëndë të pavarësisë dhe profesionalizmit të Gjykatës Kushtetuese.

U njoha me cështje të pabëra ende publike nga na e presidentit që tregojnë për një tendencë për të minuar institucionin e presidentit dhe besueshmerinë e proceseve shtetndërtuese në vend ndaj e mbështes plotësisht presidentin në qëndrimin e tij kushtetues në mbrojtje të integritetit të atij që është si një proces që shqiptaret po e mbajnë gjallë besimin, reformën në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjithë respektin ndaj shtetit të së drejtës”- tha Nishani.

“I takon presidentit ti bëjë publike gjërat, por besoj që cdo veprim dhe përfshirje janë në kompleksitetin e tyre të lidhur me minimin e procesit që ka ndjekur presidenti dhe duhet të kemi të nevojshëm që është ndërtimi i shtetit të së drejtës”.

Pyetur për reagimet e ambasadave në vend, Presidenti ka thënë se nuk bën komente mbi asnjë deklaratë ambasadori.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY