ITALI/ Kapen 11 mije euro falco ne autobusin e linjes Shqiperi- Itali

ITALI/ Kapen 11 mije euro falco ne autobusin e linjes Shqiperi- Itali

479
0
Shares

Autoritetet doganore italiane sekuestruan rreth 220 kartëmonedha false të prerjes 50 euro në një autobus të linjës Shqipëri-Itali.

Autobusi ishte nisur nga porti i Durrësit dhe kishte arritur gjatë mbrëmjes së djeshme në portin e Barti.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare janë gjetur 220 kartëmonedha të falsifikuar me prerje 50 euro, 11000.

Dy shoferët e autobusit, shtetas shqiptarë të moshës 63 e 37 vjeç, janë denoncuar dhe vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Autoritetet italiane kanë nisur një proces hetimor për të zbardhur kanalin e prejardhjes së kartëmonedhave si dhe të destinacionin e tyre në treg.

Shuma e kartëmonedha false është 11 mijë euro. Kartëmonedha nuk kanë fillin e filigramës e pllakën holografike.

Dy shqiptarët nën hetim nuk janë të skeduar nga autoritetet italiane.

Vetëm pak ditë më parë dy shoferë të tjerë shqiptarë të linjës së autobusit Shqipëri-Itali u kapën ndërsa transportonin 196 karta identiteti të vjedhura kohë më parë nga një zyrë e gjendjes civile në një komunë italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY