Habit Veliaj, propozon një taksë për hyrjen e qytetarëve në Tiranë

Habit Veliaj, propozon një taksë për hyrjen e qytetarëve në Tiranë

190
0
Shares

Këtij vendi dhe qytetarëve të saj po i shtohen taksat dita ditës, ndërsa rrogat dhe pagesat e tyre janë në minimumin e normales.

Ka bërë qe prej ditës së djeshme një propozim i Erion Veliajt, çka i sjell disa taksa më shumë qytetarit, i cili viziton Tiranën.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të propozojë vendosjen e një takse për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Tiranë për të marrë shërbime të ndryshme.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, Veliaj kërkoi që qeveria të miratojë një ligj të veçantë për Tiranën si kryeqytet, për të gjithë “përdoruesit e saj”.

“Të gjithë vijnë në Tiranë, duhet të themi që shërbimet që ofron Tirana si kryeseli e institucioneve ka një kosto dhe nuk llogaritet dot për banorë, por për përdorues”, tha Erion Veliaj.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY