Vizita me kusht e Presidentit ukrainas në SHBA, ambasadori amerikan shtyn Trump...

Vizita me kusht e Presidentit ukrainas në SHBA, ambasadori amerikan shtyn Trump me dëshminë

56
0
Shares

Gordon Sondland, sapo shpëtoi veten dhe vuri në rrezik presidencën e Donald Trump-it thotë CNN.

Ambasadori amerikan në BE deklaroi përpara komisionit të Inteligjencës së Dhomës së Perfaqësuesve se ka qenë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ta detyruar Ukrainën të hapte një hetim mbi Joe Biden dhe djalin e tij, Hunter.

“Unë ndoqa udhëzimet e presidentit”, u shpreh Sondland. Pohimi i tij konsiderohet si grusht i fortë për Shtëpinë e Bardhë që këmbëngul se nuk ka pasur lidhje mes ndihmës ushtarake apo vizitës së presidentit ukrainas në Ëashington, dhe hetimeve për ish-zëvendëspresidentin amerikan.

“Ishin të gjithë në dijeni. Nuk ishte sekret. Të gjithë u informuan përmes email-it në 19 korrik, disa ditë përpara telefonatës presidenciale. Sic ia transmetova dhe ekipit, I thashë paraprakisht presidentit Zelensky se garancitë për të kryer një “hetim të plotë e transparent“ dhe “për të kthyer cdo gur”, ishin të domosdoshme në bisedën e tij me presidentin Trump”, u shpreh Gordon Sondland.

Sonland pohoi qartë se ka ekzistuar kushtëzimi, një veprim që në SHBA njihet si  “quid-pro-quo” ( kuid pro kuo). Sondland deklaroi se ka punuar me avokatin personal të Trump-it, Rudy Giuliani, “për të thyer bllokadën” dhe për të garantuar sërish ndihmën për Kievin, një ndihmë që mbërrinte në qindra miliona dollarë.

“Giuliani ka shprehur dëshirën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ne e kemi ditur se këto hetime kanë qenë të rëndësishme për kreun e shtetit”, është shprehur ambasadori.top channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY