DETAJE/Basha në kongresin e PPE, zbulohet fokusi kryesor i takimeve me drejtuesit...

DETAJE/Basha në kongresin e PPE, zbulohet fokusi kryesor i takimeve me drejtuesit europianë

33
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane që nis sot punimet në Zagreb.

Në këtë Kongres do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, ku kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

Burime nga PD, tregojnë se kryetari Basha do të mbajë një fjalim gjatë punimeve të kongresit, krahas kancelares Angela MERKEL, Presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der LEYEN, fituesit te zgjedhjeve në Austri, Sebastian KURZ , Kryetarit të Grupit PPE në Parlamentin Evropian, Manfred WEBER, krerëve e shteteve dhe qeverive të Qipros, Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Rumanisë, Kroacisë, Irlandës, me të cilët do të takohet edhe gjatë Samitit të krerëve të PPE-së.

Kongresi i Partive Popullore Europiane mbahet në Kroaci, vendi më i ri anëtar i BE-së, i cili merr presidencën e rradhës për herë të parë në Janar 2020, ndersa Basha synon takimin me zyrtarte te larte per anetaresimin e Shqiperise ne BE.

vijon..

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY