Aksidentet nuk kanë të mbaruar, një viktimë në Durrës

Ndaje
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur tek “ish-Këneta”, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues një 24-vjeçar, ka përplasur këmbësoren Sh. V., e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Kujtojme se aksidentet janë shtuar në numër diteve te fundit, duke shënuar fatkeqesisht viktima.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 20.11.2019, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- këneta’, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje