Serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për veshjen provokuese

Serbët kërcënojnë këngëtaren shqiptare për veshjen provokuese

67
0
Shares

Këngëtarja Albana Azizi, e cila jeton në Zvicër, sapo ka publikuarkëngës e saj të titulluar “Sa mirë ta bona”.Mirëpo, duket se pamjet e videoklipit të saj e kanë shqetësuar shumë popullin serb.

Albana ka xhiruar në kishën e Shën Nikollës në Novobërdë të Kosovës. Mirëpo, serbët mendojnë se veshja e këngëtares ishte tejet provokuese dhe poshtëruese për shenjtërinë e kishës ortodokse serbe.Sipas “Telegrafit”, Albana nuk mori leje nga kisha para se të xhironte videoklipin e saj dhe xhiroi në sy të serbëve.

Gjithashtu, serbët fajësuan edhe “RTK-në” që transmetoi këngën e saj. Të irrituar, serbët kanë vërshuar me komente kërcënuese në këngën “Sa mirë ta bona” në Youtube, duke i thënë Albanës se do ta masakrojnë.

Pas këtij veprimi, komentet janë bllokuar në videon e këngëtares, ndërsa vetë Albana s’ka bërë asnjë deklaratë lidhur me situatën.

Natyrisht që kjo sjellje ka ndihmuar në rritjen e klikimeve në klipin e këngëtares në youtube, duke e bërë edhe më të lehtë popullarizimin e këngës së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY