Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Durrës, akuza për deklarim të...

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Durrës, akuza për deklarim të rremë e konflikt interesi

38
0
Shares

Një tjetër i larguar nga sistemi i drejtësisë, pas vendimit të KPK-së për perjashtimin e tij. Bëhet fjalë për Arjan Balliun, gjyqtarin e Apelit në Durrës.

Sipas informacioneve, Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu u përball në seancën dëgjimore të 11 nëntorit me KPK  për një raport negativ financiar, dyshimet për konflikti interesi, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Gjyqtarit iu vu në dukje se ILDKPKI e kishte gjetur atë në dy raste konflikti interesi, po ashtu për disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, ndërsa në disa raste edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut. Relatori tha se gjetjet e Inspektoratit kishin qëndruar edhe gjatë hetimit të Komisionit. Ilia vuri në dukje se nga analiza financiare Balliu kishte rezultuar me bilanc negativ prej 11.7 milion lekësh.

Edhe pse Arjan  Balliu kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi rivlerësim në të 3 shtyllat kryesore të “Vettingu’, sot Komisionin i Pavarur i Kualifikimit konstatoi shkeljet dhe si rrjedhojë vendosi ta shkarkonte nga detyra.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, zoti Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY