Cfare tha Xhafaj per dekretet e Kushtetueses, sulmon edhe Tushen

Cfare tha Xhafaj per dekretet e Kushtetueses, sulmon edhe Tushen

48
0
Shares

Vellai i Geron Xhafes, Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj sulmoi Gjykatën Kushtetuese pasi kjo e fundit nuk njohu dekretin e noteres.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj argumenton se cilat janë shkeljet e presidentit Ilir Meta lidhur me dekretimin dhe betimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, ai rekomandon se nevojitet një axhendë serioze për zbatimin e reformës në drejtësi.

Deputeti socialist shprehet se “Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin”.

Ndër të tjera Xhafaj shkruan:

“Kur arsyeja mungon, fryma dhe gërma e kushtetutës lexohen keq, duhet reagim. Kryesorja me mekanizma politikë, por edhe me veprime të mirëmenduara ligjore, institucionale dhe gjyqësore. Nëse duhet ka edhe precedentë e ekspertizë ndërkombëtare. Zbatimi i Reformës kërkon axhendë të qartë veprimi, angazhim e përgjegjshmëri dhe kryesorja objektivitet e paanshmëri. Situata e koklavitur, jo për faj të kushtetutës e ligjit, por gabimeve në zbatim. Pasojë e mendjeve të nxehta e qëllimkëqija. Kushtetuta që Presidenti e ka votuar, por nuk e ka shkruar, është produkt i Ekspertizës më të mirë vendase e SHBA, Europës dhe Gjermanisë. Opinioni i Komisionit të Venecias ka theksuar qartë domosdoshmërinë e afateve dhe mekanizmave zhbllokues. Partnerët bashkëhartues të kushtetutës e ligjit të Gjykatës Kushtetuese duhet të reagojnë qartë. Presidenti, sipas meje, në këtë rast nuk ka të drejtë. Ka nxjerrë një dekret të paligjshëm në tejkalim të afatit ligjor. Nuk të bën betimi gjyqtare, por kushtetueshmëria e zgjedhjes nga organi që e gëzon këtë të drejtë, me afatet e procedurën e duhur”, nënvizon Xhafaj i cili shton se:

“Në bindjen time znj.Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Nuk plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë e tillë. Votimi klientelist dhe lidhjet shoqërore brenda KED e përfshinë në listë ish Kryeinspektoren e KLD së vjetër që degradoi sistemin. Në web e Gjykatës Kushtetuese znj.Tusha ka botuar listën e anëtarëve të rinj! Pyetja është kë të besojmë, znj.Tusha n/kryetare të KED që ka shpallur znj.Vorpsi fituese apo znj.Tusha gjyqtare që nuk respekton as vendimin e organit që drejton. Në cilin kuorum të Gjykatës Kushtetuese u bazua kjo vendimmarrje?”, përfundon Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY