Takoi Metën, Rudina Hajdari tregon detajet e bisedës: Çfarë i kërkova Presidentit

Takoi Metën, Rudina Hajdari tregon detajet e bisedës: Çfarë i kërkova Presidentit

58
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari ka zbardhur në ‘vija të trasha’ bisedën që pati sot në mëngjes me presidentin Meta.

I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre”, shkruan Hajdari në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje të tërhiqen burrat ‘që hiqen si të fortë para kamerave’ sepse vendi ka nevojë për institucione të forta që japin drejtësi për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror.

I kërkova Kryetarit të Shtetit, Presidentit të Republikës, dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe Kryeministrit e të gjithë faktorëve politikë, që të ndalin urgjentisht lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike e cila ka vënë në shënjestër institucionet e drejtësisë me qëllim delegjitimimin e tyre.

Për 29 vite me rradhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitimuar qëllimisht institucionet, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tre partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim.
Ka ardhur koha që kjo të marrë fund.

Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucione të forta të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet.Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucionet, ligji dhe kushtetuta”,-shkruan ajo.

Takimi me Metën vjen pikerisht pas sjelljes se kesaj te fundit, e cila ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit që ti përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por nuk u dëgjua nga mazhoranca dhe opozita.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY