“Rama e ktheu vjedhjen në art”, Basha nga Devolli: Ne e kemi...

“Rama e ktheu vjedhjen në art”, Basha nga Devolli: Ne e kemi zgjidhjen, por më parë duhen zgjedhje të lira

48
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka vijuar me takimet, ndërsa sot eshte ndalur në Devoll, nga ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Teksa ishte duke folur, Basha listoi arsyet pse fermerët janë duke mos njohur zhvillim, pasi sipas tij, vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet, duke iu referuar ketu dhe buxhetit te fundit.

“Potenciali është I jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”,– u shpreh Basha ndersa ketu filloi te fliste dhe per drejtesine, duke theksuar se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Rama financon propagandën me paratë që ju merr ju. Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra million euro zhduken dhe i jepën dy tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportaën e hajdutërisëqë është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për tja dhënë miqve të Edi Ramës. Për Edi Ramën është jetike kapja e drejtësisë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. Zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira. Ne kemi një plan për të dalë nga kriza, por poër këtë duhet që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare në një ditë me ato vendore”,-u shpreh Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY