Nuk ka ende zyrë dhe shofer, Arta Vorpsi e vendosur: Kam ardhur...

Nuk ka ende zyrë dhe shofer, Arta Vorpsi e vendosur: Kam ardhur në punë si anëtare e Kushtetueses

53
0
Shares

Përplasja e KED me Presidentin e Republikës ka sjellë atë që dy anëtare të zgjedhura njëra nga KED (Arta Vorpsi) dhe tjetra (Marsida Xhaferllari) e dekretuar nga Presidenti, te paraqiten njekohesisht në Kushtetuese.

Vorpsi dhe Xhferllari kanë hyrë njëra pas tjetrës në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, të dyja si anëtare të saj për të njëjtin post. Xhaferllari ka mbërritur me makinën e vënë në dispozicion bashkë me shoferin, Vorpsi ka mbërritur e pashoqëruar.

Ndërsa për mediat, Arta Vorpsi ka thënë se nuk është paraqitur në zyrë si këshilltare, pavarësisht se ka qëndruar në zyrën e saj të mëparshme.

Ajo ka konfirmuar se ditën e sotme është paraqitur në Kushtetuese si anëtare e saj pavarësisht se nuk është betuar tek presidenti, ndryshë sa kanë bërë tre antëret e reja dje, Fiona Papajorgji, Elsa Toska të zgjedhura nga Parlamenti dhe Marsida Xhaferllari e zgjedhur nga Presidenti të cilat janë betuar para Presidentit.

Besnik Muçi është një tjetër anëtar i dekretuar nga Meta por që ende nuk ka bërë betimin pasi KPA nuk e ka mbyllur akoma procesin e vettingut ndaj tij.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY