EMRAT/Arrestohen 4 persona, zbardhet atentati ndaj djalit të biznesmenit vlonjat

EMRAT/Arrestohen 4 persona, zbardhet atentati ndaj djalit të biznesmenit vlonjat

107
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona, si të dyshuar për atentatin me armë zjarri të ndodhur në 10 maj të këtij viti, ku i plagosur gabimisht mbeti kalimtari Dajko Canodemaj, ndërsa shënjestra ishte Ines Hajrulla.

Në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” u arrestuan shtetasi Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 10.05.2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve:

  • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë;
  • A. G., 24 vjeç, banues në Fier;
  • D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë;
  • A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë;

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”,-vijon te thuhet ne njoftim.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY